Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Lojtari i Atletico Madrid në Premier League, spanjollët rikthejnë në La Liga ish-mbrojtësin e Realit

Renan Lodi, i përfunduar jashtë planeve të trajnerit Diego Simeone tek Atletico Madrid është një hap larg zyrtarizimit si lojtari më i ri i Nottingham Forest në Premier League. Transferimi do të kryhet me anë të formulës së huazimit ku Atletico do të përfitojë pesë milionë euro dhe më pas nëse anglezët e bëjnë të tyrin verën e ardhshme do të duhet të paguajnë edhe 30 milionë të tjera.

Braziliani nuk është stërvitur me klubin kryeqytetas dhe pret të marrë avionin për në ishull, teksa për klubin legjendar të Premier League, mbrojtësi cilësohet si një goditje e vërtetë nisur edhe nga eksperienca e tij.

Në fakt, Nottigham është treguar një klubet më aktive në këtë merkato në Angli, teksa nëse zyrtarizon Lodin atëherë do ta shndërronte në lojtarin e 18-të që firmos në këtë dritare transferimi. Nottingham u kthye këtë sezon në elitë dhe kërkon të qëndrojë në Premier, madje duke dhuruar një performancë të lartë në fushë.

Sakaq, te Atltico Madrid nuk qëndrojnë “duarkryq” dhe kanë gati edhe zëvendësuesin e Lodit teksa Sergio Reguillon pritet të rikthehet në La Liga. Mbrojtësi që është pjesë e Tottenham nuk është ndër të preferuarit e trajnerit Antonio Conte dhe në këtë formë, Los Rojiblancos përfituan për të siguruar shërbimet e tij. Reguillon ka një të shkuar në elitën spanjolle ku është aktivizuar me Real Madrid dhe Sevilla.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...