Jason Denayer ka dalë lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me francezët e Lyonit, klub ku luajti në katër sezonet e fundit. 27-vjeçari belg, i cili numëron 35 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren, luan si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë dhe shkatërrues.
Torino e kërkoi në Itali, teksa garës iu bashkua edhe Valencia. Gennaro Gattuso miratoi afrimin e Denayer, por ky i fundit ka vendosur të ndërrojë kontinent dhe të mos vijojë karrierën në “Mestalla”.
Shkaku lidhet me paratë, pasi mbrojtësi ka marrë një ofertë nga arabët e Al Nassr, të cilët i ofrojnë një kontratë 2-vjeçare me 3.5 milionë euro pagë sezonale. Pavarësisht se i ka dhënë fjalën drejtuesve të Valencias, Denayer do të kalojë në Arabinë Saudite.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
