Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Lojtari i Liverpool tregon takimin e parë me Mourinhon: Më erdhi në dhomë, isha me pizhama!

Tashmë është shndërruar në një lojtar thelbësor i mesfushës së trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool, mirëpo fillimet e tij pak e mbajnë mend se Fabinho i ka pasur me Real Madrid. Në vitin 2012, braziliani zbarkoi në Spanjë nga Rio Ave teksa u bë fillimisht pjesë e Real Madrid Castilla, për të kaluar më pas në vitin 2013 te ekipi i parë i madrilenëve.

Gjithsesi, eksperienca e tij me Los blancos nuk ishte ndër më të mirat, ndërsa zhvilloi vetëm një paraqitje para se të kalonte te Monaco. Së fundmi, 28-vjeçari është rikthyer të flaë për kohën e tij te Reali teksa tregon edhe takimin e tij me Jose Mourinhon.

“Isha në një piknik me disa miq të mi brazilianë kur më telefonoi gjenti dhe më tregoi se Real Madrid Castilla ishte e interesuar për një mbrojtës të djathtë dhe donin të dinin nëse unë isha i interesuar. Më pas një mbrëmje më njoftuan se duhej të bëja rrobat gati pasi në mëngjes do të vinte Jorge Mendez, nuk e kuptova mirë se çfarë po ndodhte.

Por, Mendez më mori në makinë dhe gjatë rrugës më tregoi se do të firmosja për Realin, telefonova menjëherë mamanë dhe ajo filloi të qante kur i tregova se për ku isha nisur. Gjatë qëndrimit në një hotel të Madridit, kur isha ende duke fjetur bie zilja e derës dhe pashë që nga krahu tjetër ishte Mendes dhe Mourinho.

Isha me pizhama dhe nuk isha aspak i përgatitur për ta takuar atë, nuk dija çfarë të thoja. Mourinho kërkonte të më përshëndeste dhe të më uronte mirëseardhjen, ndërsa unë isha pak i turpshëm. Nuk kisha menduar se do ta takoja atë aq shpejt dhe në atë mënyrë”, u shpreh Fabinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...