Një paraqitje më shumë sesa pozitive ajo e kapitenit të Kastriotit Vilson Lila në sfidën ndaj Luftëtarit me këtë të fundit që u zgjodh lojtari i ndeshjes nga Supersport. Në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli, Lila deklaroi.
E prisnit këtë fitore?
Sot kishim ardhur për një rezultat pozitiv, ata kishin marrë pjesë në Kupat e Europës. Pjesën e parë kishim vështirësi, por në të dytën, morëm një 3 pikësh që besoj se do na vlejë shumë për në vazhdim.
Përballë kundërshtarëve me më shumë eksperiencë, do e keni më të vështirë?
Është e vërtetë, ne kemi nevojë për më shumë moral. Javët e para janë të rëndësishme, që të fitojmë pikët, e mos të rrezikojmë për kategorinë. Do na vijë ekipi kampion, dhe nuk do hidhemi në aventurë. Ndaj Skënderbeut, do punojmë gjithë javës për të patur një strategji fituese.