Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lojtari i ndeshjes, Limaj: Rëndësi ka rezultati, me dyshen Xhixha-Seferi punoj mirë

Lojtari i ndeshjes në takimin Tirana-Skënderbeu, Vesel Limaj ka theksuar se për të më shumë rëndësi kanë tre pikët sesa fakti që ai vet ishte një nga realizuesit e golave për “bardheblutë” e kryeqytetit.

“Goli është i rëndësishëm, por më shumë rëndësi kanë tre pikët se fakti që unë shënova.”-tha Limaj në emisionin “Gol pas Goli”.

Më tej ai shtoi se me Totren ndihet shumë mirë në lojë, pasi tani janë njohur me mënyrën e lojës së njëri-tjetri, por theksoi se me dyshen Xhixha-Seferi punon shumë mirë gjithashtu.

Me Totren jemi njohur mirë dhe tani punojmë shumë mirë bashkë. Me Xhixhën dhe Seferin ndihem mirë në lojë.”-deklaroi lojtari i Tiranës.

Ai tha po ashtu se janë një ekip që e luajnë topin shpejt dhe sipas Limajt rezultatet e marra deri më tani flasin vetë që loja e Tiranës është shumë e mirë.

Tentojmë ta mbajmë topin, por jemi skuadër që e luajmë shpejt topin dhe besoj se kemi bërë mirë deri tani kemi shënuar shumë gola dhe kjo ka rëndësi.”-deklaroi Vesel Limaj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....