Lojtari konfirmon largimin nga Kastrioti: Faleminderit drejtuesve!

Kastrioti ka mbyllur marrëveshjen me portierin Elton Vata. Gardiani ishte pjesë e krutanëve prej verës së kaluar, por nga sezoni i ardhshëm do të nisë një eksperiencë të re.
Vetë 24-vjeçari ka njoftuar largimin e tij nga skuadra pas një postimi në rrjetet sociale teksa falenderon klubin ndërsa i uron suksese tashmë edhe ish-shokëve e tij te Kastrioti.
Vata në këtë sezon nuk ishte titullar në radhët e krutanëve ndërsa grumbulloi shtatë paraqitje teksa numri një për trajnerin Emiljano Çela ishte Edmir Sali. Megjithatë në sezonin e ri, Vata do të provojë një eksperiencë të re dhe me mundësi një opsion ku të marrë edhe më shumë minuta.
