Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lojtari më i mirë i vitit, FIFA publikon 11 kandidatët, Lewandowski favorit!

FIFA ka publikuar emrat e 11 futbollistëve që do të garojnë për çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2020 “The Best FIFA Men’s Player 2020”. Si favorit shikohet Robert Lewandowski, i cili fitoi gjithçka me Bayern Munich sezonin e fundit dhe vazhdon të shënojë rregullisht me kampionët e Gjermanisë dhe të Europës. I përzgjedhur tjetër nga Bayerni i tripletës është spanjolli Thiago Alcantara, i cili këtë verë kaloi te Liverpool. “The Reds” dominojnë, pasi në listën e kandidatëve janë edhe Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.

Lista e 11 kandidatëve plotësohet me yjet e PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe me emra të njohur si Sergio Ramos nga Real Madrid dhe Kevin De Bruyne nga Manchester City. Ky çmim do të jepet më 17 dhjetor, pas një ceremonie që do të mbahet në Zurich. Fituesi do të vendoset pas votimit të tifozëve, gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve. Tre finalistët do të zbulohen gjatë ditëve në vijim, ku me shumë gjasa përkrah Lewandowskit mund të jetë asnjë mes Messit dhe Ronaldos.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...