Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Lojtari më i persekutuar”, Ancelotti: E godasin me shkelma gjithë kohën!

Trajneri Carlo Ancelotti kërkon më shumë mbrojtje për futbollistin e tij, Vinicius Junior. Tekniku italian theksoi para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Celta Vigos se braziliani është lojtari më i persekutuar në fushë ndërsa shtoi se sa herë ai bën diçka, të gjithë kërkojnë ta ndëshkojnë me të kuq.

“Nuk kam parë kurrë një lojtar më të persekutuar se Vinicius Junior. Unë nuk fal dhe nuk harroj, e mbaj mend shumë mirë që njëherë e goditën me shkelm në kokë, asgjë nuk ndodhi. Nuk e kuptoj këtë. Ndërkohë, nga ana tjetër sa herë Vinicius bën diçka, të gjithë ngrihen në këmbë dhe kërkojnë karton të kuq”, u shpreh Ancelotti.

Lexo edhe:

Edhe në këtë sezon, Vinicius është lojtari kryesor në organikën e “Los Blancos” me 23-vjeçarin që në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Real Madrid, ka shënuar 15 gola si dhe ka asistuar në shtatë raste.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....