Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Lojtari me më shumë trofe te Reali, Marcelo-Madrid drejt “ndarjes”

Teksa Marcelo do të donte të zgjaste kontratën me Real Madrid deri në verën ardhshme, duket se klubi i “Los Blancos” nuk është në të njëjtë linjë me të.

I mbërritur në verën e vitit 2007 te madrilenët, Marcelo hyri në historinë e Real Madridit më 30 Prill të 2022. Kjo, falë fitores së titullit të 35-të të La Liga-s nga ana e Realit. Mbrojtësi brazilian fitoi trofeun e tij të 24-ët me Real Madrid, duke kaluar 23 tituj të Paco Gento-s dhe duke u bërë kështu lojtari më i suksesshëm në historinë e “Los Blancos”.

Megjithatë, edhe pse ka vetëm një dëshirë për të ardhmen e tij, që është të qëndrojë në Real Madrid sipas raportimeve të medieve britanike, Marcelo nuk duket se do jetë më në kryeqytetin spanjoll pas kësaj vere.

Vetë mbrojtësi beson se ndeshja ndaj Betis të premten në mbrëmje do të jetë e fundit për të si lojtar i Real Madrid-it në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht se agjenti i Marcelos u takua me drejtuesit e Realit të mërkurën, mes palëve nuk u arrit një marrëveshje, ndërsa kontrata e brazilianit skadon më 30 qershor, largimi në verë duket si i vetmi skenar i mundshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...