Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Lojtari perfekt për çdo skuadër, shitet në verë”, trajneri tremb tifozët e Napolit

Viktor Osimhen është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin europian. Napoli shpenzoi 75 milionë euro për ta blerë nga Lille në shtatorin e vitit 2020. 23-vjeçari është një “bishë” fizike dhe ka një gjakftohtësi për t’u pasur zili përpara portës kundërshtare.

Osimhen kryeson renditjen e golashënuesve në Serie A me 8 gola, teksa Napoli i tij po dominon kampionatin italian. Skuadra e Spallettit kryeson me 8 pikë më shumë se ndjekësit e Milanit dhe Lazios, dhe është në rrugën e duhur për të rikthyer titullin në qytetin jugor pas 33 vitesh.

Shumë klube të njohura po ndjekin me interes rrugëtimin fantastik të sulmuesit nigerian te Napoli. Carlo Ancelotti e sheh si zëvendësuesin perfekt të Karim Benzema në sulmin e Realit të Madridit, teksa trajneri i kombëtares afrikane paralajmëron tifozët napolitanë.

Në verën e ardhshme besoj se Napoli do të kërkojë shumë milionë për Osimhen… Dhe mendoj se do të jenë disa klube të gatshme për të paguar për kartonin e tij. Viktori është i ri dhe ka një potencial të madh për t’u rritur. Napoli do e ketë të vështirë ta mbajë.

Ai është një sulmues që shënon shumë gola, çdo ekip në botë do donte ta blinte në këto momente. Ai bën presing, shënon dhe di ta përdorë mirë trupin e tij. Është sulmuesi perfekt për çdo skuadër, prandaj them se do të ishte blerja e duhur për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi portugezi Jose Peseiro.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...