Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Londra mirëpret mbrëmjen gala të FIFA-s, Modriç gati “të mposhtë” sërish Ronaldon

Royal Festival Hall në Londër do të mirëpresë mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve për më të mirët nga ana e organizmit më të madh drejtues të futbollit botëror, FIFA.

Ceremonia do të startojë rreth orës 19:30 me orën shqiptare dhe do të zgjasë përreth 4 orë, ndërsa çmimet e dhëna do të jenë plot 9, më vëmendjen e përqendruar te çmimet si “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i Vitit”, “Portieri i Vitit” dhe “Goli i Vitit”.

Në garën për “Lojtarin e Vitit”, ashtu si në çmimet e ndara nga UEFA, do të garojnë Cristiano Ronaldo, Muhamed Salah dhe Luka Modriç, me kroatin që u shpall më i miri i vitit në Europë dhe do të kërkojë konfirmimin edhe në botë.

Kapiteni i Kroacisë është dukshëm i favorizuar, kjo edhe për shkak të ecurisë së skuadrës ballkanase në Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërsa triumfi i mundshëm e tij konfirmohet edhe nga vendimi i Cristiano Ronaldos për të mos marrë pjesë në ceremoni.

Është bërë e udhës tashmë, që Cristiano Ronaldo të mos marrë pjesë në mbrëmje të tilla, ku nuk është favorit për të marrë çmime, teksa portugezi të njëjtën gjë e përsëriti edhe në mbrëmjen gala të organizuar nga UEFA, pak ditë më parë.

Futbollisti i Vitit
Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali)
Luka Modric (Real Madrid & Kroaci)
Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt)

Futbollistja e Vitit
Ada Hegerberg (Lyon & Norvegji)
Dzsenifer Marozsan (Lyon & Gjermani)
Marta (Orlando Pride & Brazil)

Trajneri i Vitit
Zlatko Dalic (Kroacia)
Didier Deschamps (Francë)
Zinedine Zidane (Real Madrid)

Trajneri i Vitit për femra
Reynald Pedros (Lyon)
Asako Takakura (Japoni)
Sarina Wiegman (Holandë)

Goli i Vitit
Gareth Bale (Real Madrid vs Liverpool)
Denis Cheryshev (Rusi vs Kroaci)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid vs Juventus)
Lazaros Christodoulopoulos (AEK vs Olympiakos)
Giorgian De Arrascaeta (Cruzeiro vs America MG)
Riley McGree (Newcastle Jets vs Melbourne City)
Lionel Messi (Argjentinë vs Nigeri, World Cup)
Benjamin Pavard (Francë vs Argjentinë, World Cup)
Ricardo Quaresma (Portugali vs Iran, World Cup)
Mohamed Salah (Liverpool vs Everton)

Portieri i Vitit
Thibaut Courtois (Belgjikë & Real Madrid)
Kasper Schmeichel (Danimarkë & Leicester)
Hugo Lloris (Francë & Tottenham)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...