Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo e përzuri nga ekipi i parë i Kukësit, Hila “hakmerret” me një foto në rrjetet sociale

Ardit Hila ironizon me një foto trajnerin Diego Longo të Kukësit. Mesfushori nga Elbasani, pjesë e skuadrës verilindore nga fillimi i sezonit, por që për herë të fundit është aktivizuar në humbjen e thellë 5-0 përballë Partizanit më 2 mars, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku dallohen dy avionë: një në ngjitje me flamurin shqiptar, që nënkupton largimin nga Shqipëria, dhe një tjetër me flamurin italian në ulje. Mesazhi është i qartë për trajnerin Diego Longo, marrëdhëniet me të cilin e ka pasur të tendosura gjatë muajve të fundit, aq sa e dërgoi të stërvitej me 21-vjeçarët. Në mënyrë indirekte, dështimi i Kukësit në këtë sezon, sipas Hilës, i faturohet trajnerit, i cili pritet të mbyllë marrëdhëniet me klubin verilindor.

 

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...