Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Fitorja për Irisin, jemi të gjithë afër tij. Ndeshja me Tiranën nuk përsëritet më

Kukësi reagoi pas humbjes me Tiranën. Ekipi i Diego Longos triumfoi 0-2 përballë Egnatias dhe renditet në vend të tretë, 9 pikë larg bardhebluve kryesues. Trajneri italian i ekipit verilindor, foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Supersport, duke ia kushtuar fitoren një pjesëtari të klubit.

Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Duam t’ia dedikojmë këtë fitore Irisit, përgatitësit tonë fizik. Ai ka humbur vëllanë dhe po kalon një moment të vështirë. Jemi afër atij, kjo fitore është për të.

Ishte momenti kur duhet të reagonim pas humbjes ndaj Tiranës, e treguam se dimë të reagojmë. Ditëm të menaxhonim mirë, kishte edhe vertikalizime, por nuk ishte e nevojshme të shtynim shumë. Dominuam dhe morëm tre pikët.

Objektivi? Do të luftojmë në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari do të japim maksimumin tonë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, të mos e përsërisim më ndeshjen me Tiranën”, deklaroi trajneri i Kukësit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...