Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Ishim “black-out”, Laçi e meritoi. Kukësi “top” në Evropë sa i përket presingut

Kukësi nuk bëri asgjë mirë në Laç, aty ku u mposht 3-0. Trajneri italian i ekipit verilindor, Diego Longo foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli”Supersport, duke pranuar dominimin e ekipit kurbinas, teksa tentoi të karikojë djemtë e tij për vazhdimësinë.

Nuk kisha gjë me arbitrin, ishte vetëm një bisedë, nuk pati polemika apo ndonjë gjë tjetër. Nuk ishim një ekip akademik, nuk hymë në fushë fare. Ishim në ‘black-out’. Laçi luajti më mirë sot, ata e merituan fitoren.

24 gola të pësuar? Problemi është nëse pëson në shumë ndeshje radhazi. Kemi pësuar shumë, por sot nuk ishte vetëm problemi i mbrojtjes, as nuk shënuam gol.

Jemi ndër ekipet më të mirë në Evropë sa i përket presingut, e kemi me statistika. Nuk është se luajmë keq, por ndikon mënyra e menaxhimit të lojës.

Sot humbëm 3-0 ndaj një rivali direkt në renditje. Javën tjetër mund të jemi 6 pikë larg vendit të parë, pasi ne luajmë me Teutën dhe Tirana me Laçin, kështu që është një kampionat i hapur.

E mundëm 4-0 Kastriotin javën e kaluar, ata mposhtën sot Tiranën. Kam besim se do të bëjmë mirë në ndeshjet e radhës”, deklaroi trajneri i Kukësit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...