Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Ndeshjen na e prishi Qormemeti, e lamë Tiranën të bënte ç’të donte

Diego Longo, trajneri i Kukësit, e nisi intervistën me “Gol pas Goli” me akuzën për menaxherin e mbrojtësit Jorgo Pëllumbi, Shkumbin Qormemeti, për mungesën e dokumentacionit të Jorgo pëllumbit, të cilin italiani e kishte përfshirë gjatë përgatitjeve të javës në formacionin bazë.

“Gabim ishte ndryshimi i papritur që na ndodhi dy orë më herët. Dy orë para ndeshjes, më komunikuan që nuk mund të aktivizosh Pëllumbin. Ne gjithë javën ishim përgatitur ndryshe, me Pëllumbin në formacion, por për shkak të dokumentacionit isha i detyruar të aktivizoja Markun. Shkak është bërë menaxheri Shkëmbim Qormemeti, që ka vonuar dokumentacionit. Kjo është arsyeja pse morëm disa topa pas shpinës në pjesën e parë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me mënyrën se si e manaxhon ndeshjen, duhet të kesh mentalitet të fortë. Ne humbnin një rast kur ishim 0-0, ata shënuan, sërish në humbnim raste, ata shënonin.”

Mungesë karakteri: “Pas një rezultati të tillë, është normale të thuash se ishte ditë e keqe, por nisi dy orë përpara. U reflektua problemi me manaxherin në lojën e ekipit. Duhet të përmirësohemi si skuadër. Nuk është vetëm çështje e mbrojtjes. Humbëm shumë topa dhe e lejuam kundërshtarin të bëntë ç’të donte. Duke parë ndeshjen që bëmë me Skënderbeun kjo e sotmja ishte e kundërta.”

Pretendentët mësohen në maj: “Nuk ndryshon asgjë, ne luftojmë ndeshje pas ndeshjeje për tri pikë. Vetëm në mars do të shihet se cila skuadër është për titull dhe cila jo.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...