Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Në këtë ndeshje duhej të ndryshonte arbitri, po kthehet në një xhungël!

Trajneri i Kukësit, Diego Longo foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport pas barazimit 1-1 me Egnatian. Tekniku i verilindorëve theksoi se goli i anuluar ishte i rregullt ndërsa shtoi se skuadra e tij luajti mirë në pjesën e parë, por nuk mund të luajnë në çdo takim si Barcelona.

Çfarë duhej të bënte ndryshe Kukësi? “Duhej të ndryshonte vetëm arbitri, nuk e di pse rezultati është 1-1. Janë gjëra që nuk varen nga unë, nuk e di çfarë bën Federata por duhej të ndryshojnë disa gjëra. Është e pamundur sepse ne mundohemi çdo ditë, nuk ka respekt. Nuk e di pse arbitri nuk shkoi te VAR, arbitri mund ta korrigjonte atë episod.

Ai është gol, edhe nëse është dorë, dora është e ngjitur me trupin. Kërkova sqarime nga delegati, por ai ofendoi personalisht. Po kthehet në një xhungël. Sa penalizohet Kukësi? Skuadra është në rregull, por nuk mund të luajmë njësoj në çdo ndeshje si në pjesën e parë. Në të dytën u munduam të luanim të sigurt, nuk mund të luajmë njësoj si Barcelona”.

Pse u largua Hila, a jeni të kënaqur me portierin? “Jam i lumtur për Çollarin sepse punon shumë dhe është shumë profesionist, edhe pse është pa eksperiencë. Nuk është e lehtë pa Tafën, por jam i lumtur me sjelljen e tij. Për ndeshjen e sotme do të duhet ta analizojmë. Hila është ende një lojtar i Kukësit, kam qenë i lumtur me të. Mund të jetë më i miri në kampionat, ose më i keqi varet nga ai. Tani po merr kohë të mendohet, është një djalë shumë i mirë. Është i dënuar me karton të kuq me katër ndeshje nga ndeshje e Kukësit U21”, u shpreh Longo.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...