Abissnet Superiore

Longo: Nuk dua të gjej alibi për humbjen, Shkurtaj dhe Mustaj afrime të rëndësishme!

Diego Longo nuk e fshehu zhgënjimin që Kukësi i tij e nisi vitin 2022 me humbje. Verilindorët u mposhtën nga Dinamo në Elbasan Arena me shifrat 0-1, me ndeshjen që u vendos nga një gol i Imamit në fund. Për Longon ishte një ndeshje e barabartë që u vendos nga një episode.

“Sipas opinionit tim, ishte një ndeshje e balancuar. Por kur nuk fiton me siguri që dicka ka shkuar keq. Bëmë një paraqitje të pranueshme, deri diku në pjesën e parë gabuam shumë. Gjithsesi nuk mund ta kuptoj sesi mund të humbasim raste të tilla të vetëm përballë portierit si ato që humbëm sot. Edhe pas golit të Dinamos, patëm mundësitë tona, por sërish nuk shënuam dhe në fund rezultati foli në favor të Dinamos”.

Trajneri italian i Kukësit theksoi se nuk kërkon të gjejë alibi për këtë humbje.

“Nuk kam alibi për Covid-19, të gjithë lojtarët ishin në dispozicion dhe nuk mund ta përdor koronavirusin si justifikim. Bravo Dinamos që fitoi sot ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Longo komentoi edhe afrimet e Mustës dhe Shkurtajt në merkato.

“ Kemi marë dy lojtarë shumë të mirë, lojtarë të rëndësishëm për kampionatin shqiptar siç janë Shkurtaj dhe Musta, megjithatë ata nuk janë ende gati. Është data 19 janar dhe ata kanë nevojë për kohë, gjithsesi falenderoj klubin që i ka afruar duke më vendosur në dispozicion dy element me peshë të cilët nëse do të luanin sot me siguri që do të na jepnin një dorë”.

Në lidhje me zgjedhjet në formacion ai deklaroi.

“Dragoshi vinte nga një infeksion që e ka mbajtur në infermieri për 10 ditë. E aktivizova për disa minuta dhe na ndihmoi. Edhe Basa kishte probleme ashtu si edhe Daci që u aktivizua dhe na ndihmoi me aq sa mundi”.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency