Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Premtimi i Longos, Kukësi do t’i japë Laçit “respektin” që meriton

Diego Longo paralajmëron Laçin për sfidën e kësaj të diele në Kukës Arena. Trajneri italian i verilindorëve, pasi foli për kthimin e skuadrës në shtëpi, kujtoi se kurbinasit do të marrin të njëjtin trajtim që Kukësi mori në Laç në ndeshjen e fundit.

“Ne, të gjithë, jemi shumë të lumtur që më në fund jemi në shtëpi. Ne dhe i gjithë qyteti e kemi pritur shumë këtë moment të veçantë. Do të thyejmë limitet tona në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u dhuruar kënaqësi tifozëve, këtij qyteti. Mund ta ndiejmë nga sytë e njerëzve që ka shumë entuziazëm, kështu që kemi edhe përgjegjësi. Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur në një fushë që do ta konsideroja më shumë si vend parkimi, në Kamzë, kështu që duhet të bëjmë më të mirën për të fituar në këtë stadium të madh.”

Sfidë vendimtare për Europën: “E dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve, që do të na shtyjnë për të fituar, kështu që presioni nuk është mbi ne, por mbi kundërshtarët tanë. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, mentaliteti, dëshira…, madje stërvitjen e mëngjesit e ndala më herët për shkat të ritmit të lartë. Mezi po e presim ndeshjen. Është shumë e rëndësishme për renditjen, për objektivat tanë, por edhe për mënyrën se si na trajtuan në ndeshje e fundit atje. Do t’ua kthejmë atë që na dhanë.”

Presioni për objektivin: “Të gjithë e ndiejmë presionin, unë i pari. Nuk kam ardhur këtu për turizëm, Europa ishte objektivi ynë që në fillim dhe jam i sigurt që do ta arrijmë. Duhet të jemi të bashkuar deri në fund.”

Situata e Shkurtajt: “Nuk mund të flas për futbollistë që prej dy muajsh nuk janë me skuadrën. Kur fola për herë të fundit ishte në Greqi, ku por trajtohet për problemin që ka nga doktorë shumë të mirë.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...