Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Longo: Presioni mbi Tiranën, titulli ëndërr për Kukësin. Sulmi? Kam vetëm Shkurtajn

Kukësi luan një ndeshje shumë të rëndësishme nesër. Ekipi i Diego Longos përballet me Tiranën kryesuese në “Air Albania” (16:45), sfidë që do të transmetohet në Supersport 3. Verilindorët ndajnë vendin e dytë me Laçin, me nga gjashtë pikë më pak se Tirana kryesuese. Kukësi fitoi takimin e fazës së parë, të njëjtën gjë synon edhe nesër, por trajneri italian largon presionin nga ekipi i tij në prononcimin për mediet.

NDESHJA – “Është kënaqësi të luash ndaj një kundërshtari si Tirana, sepse e kam thënë gjithmonë se është një kundërshtar ndaj të cilit e shijon futbollin. E respektojmë shumë Tiranën, janë në vendin e parë dhe është normale që ata janë favoritë. E kemi përgatitur shumë mirë këtë takim, në ndeshjen e parë i kemi mundur. Besoj se i kemi të gjithë mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv”.

NDRYSHIMI – “Është shumë e thjeshtë diferenca mes Tiranës dhe Kukësit. Tirana është klubi që duhet ta fitojë titullin kampion, ndërsa Kukësi është klubi që do të fitojë titullin kampion. Për Kukësin është një ëndërr, jo një obligim. Ky është ndryshimi më i madh që kanë ekipet, presioni është më i madh tek ata, pasi e kanë detyrim titullin”.

PRESIONI – “Ata e dinë që mund të humbasin ndaj nesh, mund të fitojmë sërish si në ndeshjen e parë. E përsëris: Tirana ka një ekip shumë të mirë, por mendoj se presioni është më shumë tek ata, edhe pse të dy ekipet kanë presion”.

TITULLI – “Në disa raste duhet të jemi realistë. E dimë sa tituj kemi ne dhe sa tituj ka Tirana. Presidenti dëshiron të fitojë, por e dimë se një titull është fituar katër vite më parë. Ka pasur shumë ndryshime që atëherë. E dimë shumë mirë se ku ishim në verë. Kemi ndryshuar gjithë ekipin dhe trajnerin. Është një mrekulli që gjendemi në këtë situatë, që luajmë në këto kushte ndaj Tiranës. Nuk është një mrekulli nga Zoti, por një mrekulli nga puna që kemi bërë, prandaj them që për ne është ëndërr titulli kampion”.

SULMI – “Edhe në ndeshjen e parë ishim përballë mbrojtjes më të mirë në kampionat. Nuk mund të kërkoj diçka nga sulmuesit e mi, pasi nuk i kam sulmuesit. Feijao, Milunovic dhe Puntus janë të dëmtuar, Hila mungon, kam vetëm Shkurtajn në sulm, por gjendja e tij nuk është më e mira. Unë kërkoj më shumë nga ekipi, kërkoj që të bëjnë më të mirën e tyre në çdo centimetër të fushës, kërkoj që të bëjnë atë që bënë në ndeshjen e parë ndaj Tiranës“.

[quiz-cat id=”297386”]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...