Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Të shmangim presionin, diferenca me kreun e rikuperueshme

Në prag të takimit me Teutën, në kuadër të javës së 22-të, trajner i Kukësit, Diego Longo, e pranoi se ka punuar më shumë në aspektin psikologjik, pas traumës që shkaktoi humbja e thellë me Laçin.

“Kondicioni fizik është problemi i fundit për Kukësin. Në situata të tilla sigurisht që ka më shumë presion, kështu që duhet punuar më shumë në aspektin psikologjik. Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe e dimë që duhet të kemi më shumë kujdes.”

Optimizëm para Teutës: “Në ndeshjen e parë që e humbën luajtëm shumë keq, nuk e menaxhuam si duhet situatën. Është e vërtetë që Teuta ka ndryshuar shumë, do të ketë një ndeshje tjetër. Tani kemi më shumë përvojë dhe dimë se ta menaxhojmë një takim kundër këtij kundërshtari. Unë jam optimist, por gjithashtu e di bashkë me djemtë që duhet të japim 100%.”

Distanca me kryesuesit, e rikuperueshme: “Nuk mund të them se vendi i parë dhe i dytë janë shumë larg. Janë edhe 45 pikë në lojë dhe kuptohet, kushdo që të humbë mes Tiranës dhe Laçit, ne kemi mundësi të ngushtojmë diferencën. Gjithsesi, ne duhet të mendojmë për veten, për ndeshjet tona. Duhet të punojmë fort, por duke e ditur që nuk jemi ndërtuar për të qenë Barcelona apo Real Madridi. Duhet të jemi të vetëdijshëm që gjithçka bëjmë është diçka më shumë, të luajmë pa presion.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...