Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo: Uroj që Dinamo të rikthehet shpejt në elitë, dy muajt e fundit ishin shumë të vështirë

Pas fitores 2-1 ndaj Dinamos, trajneri i Kukësit, Diego Longo foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku fillimisht uroi Tiranën për titullin por edhe shprehur dëshirën që Dinamo të rikthehet sa më shpejt në elitë për historinë që ka klubi. Ndër të tjera, italiani i Kukësit theksoi se dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë dhe se fitoren ndaj Dinamos ia dedikon stafit dhe futbollistëve.

“Dua të bëj diçka që nuk e bëra në javën e kaluar, dua të uroj publikisht titullin e Tiranës. Ishte e merituar, e kam bërë privatisht, por dua ta bëj edhe publikisht. Uroj që Dinamo të rikthehet sa më shpejt në Superiore sepse është ekip me histori dhe duhet të jetë në elitë. Ndeshje të tilla duhen luftuar dhe duhet sakrifikuar, ishte një fitore e madhe për njerëzit që janë këtu dhe për objektivat që kemi”.

Kishit shumë raste për të shënuar? “Humbëm mundësi, por bëmë më të mirën tonë. Dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë, një fitore si kjo na jep qetësi. Dua të falenderoj stafin që nuk është dorëzuar por ka bërë punën, kjo fitore ishte për ta dhe futbollistët që luftojnë çdo ditë dhe më në fund ia dolëm të fitonim”, u shpreh Longo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...