Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Longo ka dyshime për vijën e VAR: Ajo që ka ndodhur muajin e fundit është e papranueshme

Pas humbjes 2-1 në Loro Boriçi ndaj Vllaznisë, trajneri i Kukësit, Diego Longo foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se vija e VAR tek goli i dytë i shkodranëve nuk ishte rregull ndërsa shtoi se ato që kanë ndodhur në muajt e fundit me skuadrën e tij janë të papranueshme.

“Jam shumë i mërzitur, por edhe po e shihja golin e dytë. Dua të shoh pak golin e dytë për të parë vijën e VAR-it. Nuk dua të gjykoj, por a duket normale kjo vijë? Unë pres që vija e VAR të jetë e drejtë, kjo nuk më duket normale. Nuk e kam me televizionin, por e kam me linjën e VAR.

Tabaku nuk ishte pozicionuar mirë, ka ardhur nga ekipi i moshave, por është një futbollist i ri. Edhe te goli i parë nuk ishte vendosur mirë mbrojtësi i djathtë.

Humbja ndaj Vllaznisë ashtu si ndaj Kastriotit, na i komplikon objektivat, kemi edhe tre ndeshje, nuk dua të bëj polemika. Unë dua ta them se çfarë ndodhi këtu nuk është e drejtë, por ajo që ka ndodhur në muajin e fundit nuk është e pranueshme.

Përgjegjësitë janë të miat dhe nëse thuhet se kemi bërë keq atëherë e pranoj. Unë nuk i vendos emrin sezonit, detyra ime është të punoj çdo ditë me skuadrën dhe ta përmirësoj atë”, u shpreh Longo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...