Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Longo zbulon një afrim “big” në merkato: Shkurtaj është në 1% e tij

Diego Longo foli pa doreza në mikrofonin e Supersport, pas fitores që Kukësi i tij arriti ndaj Skënderbeut me 10 lojtarë. Trajneri i verilindorëve konfirmoi edhe një afrim të fundit në merkato dhe bëhet fjalë për një lojtar shumë cilësor emrin e të cilit nuk e bëri të ditur.

“Ishte një fitore eksperiencë, një fitore e arritur me karakter dhe mbi të gjitha një fitore e arritur falë forcës së grupit. Dua të përgëzoj futbollistët e mi. Isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes pasi e dija që nëse do të bënim atë që kishim praktikuar në stërvitje do ta fitonim ndeshjen me 10 apo 11 lojtarë”.

“Golin nuk e solli zëvendësimi por e solli vetë Shkurtaj pasi bëhet fjalë për një futbollist shumë cilësor. Sot në orën 11 Shkurtaj ishte në Tiranë pasi klubi kinez nuk kishte dërguar letrat. Ai kishte vetëm dy stërvitje me ne, dokumentacioni erdhi dhe unë vendosa ta hedh në fushë për disa minuta dhe Shkurtaj na shpërbleu pasi bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë që do të na ndihmojë shumë”.

“ Ndeshja me Dinamon ishte një pasqyrë e periudhës së keqe që kaluam gjatë javëve të fundit. Kemi patur shumë probleme pasi shumë lojtarë ishin me Covid. Sot nuk kishim as Milunovic e as Fejiaon, prej shumë kohësh nuk luajmë në shtëpinë tonë. Mendoj se nëse nuk rikthehemi në Kukës mund të kemi mundësi për të synuar diçka madhore”.

“Musta është një futbollist që mund të luajë në shumë role, ndërkohë që Shkurtaj është vetëm në 1% e tij, besoj që pas 3-4 javësh do të arrijë formën e tij optimale dhe shpresoj të mos pësojë ndonjë dëmtim. Merkato? Pejic dhe presidenti kanë bërë shumë, në këtë moment unë mendoj se në këtë moment jemi ok-in. Nesër do të vijë edhe afrimi i fundit në merkato dhe bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Me këtë futbollist mbyllet edhe merkato jonë, falenderoj Peron dhe presidentin Gjici që më kanë mundësuar të kem në dispozicion futbollistë cilësorë në merkaton e janarit”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...