Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lopetegui fjalë “mjalti” për Modric, i bindur në qëndrimin e kroatit!

Julen Lopetegui ka 2 fjalë për të përshrkruar situatën e Luka Modric: Besim dhe i jashtëzakonshëm. Ai nuk përdor rrugë dytësore për të shprehur ato që ndjen në lidhje mefushorin, të cilit do t’i besojë organizimin e lojës tek Reali i tij i ri:

“Nuk kam për të shtuar shumë në lidhje me Modric, kam folur me presidentin tashmë. Kroati është një lojtar i mrekullueshëm, e presim të gjithë krahëhapur. I kam thënë të kthehet në stërvitje me datën 8, ndërkohë që me 15 gusht kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Atleticos për Superkupën e Europës.”

Tranjeri i Realit u shfaq gjithashtu mjaft i sigurt për sa i përket qëndrimit të 32-vjeçarit në Bernabeu duke mos i kursyer superlativat për të:

“Modric është një lojtar që më pëlqen shumë dhe ai e di mirë këtë gjë. Do të jetë i kënaqur nga propozimi që do t’i vijë e do të jetë i lumtur të luajë me Realin, siç ka qenë gjithmonë.”

Ditët e fundit kapiteni i Kroacisë, me të cilën doli në finalen e Botërorit që u zhvillua këtë vit në Rusi, është folur shumë për një transferim tek Interi. Në javën e ardhshme do të ketë një takim mes tij dhe Florentino Perez ku do të flitet për të qëndrimin ose largimin  nga Madridi.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...