Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lopetegui: Italia nuk bën më katenaco

Spanja apo Italia, e shtuna është dita e së vërtetës. Për të dyja përfaqësueset është vetëm ndeshja e rradhës në Grupin G, kualifikues ku bën pjesë edhe Shqipëria, por në 90 minutëshin e Santiago Bernabeut me shumë gjasa do të vendoset se cila skuadër mes La Rojas dhe të Kaltërve do të sigurojë kualifikimin direkt në Botërorin rus, pasi deri në fund të elimintaroëve Spanja dhe Italia vështirë se do të gabojnë më. Mbrëmjen e të Shtunës sytë e të gjithë Botës do të jenë në Madrid aty ku Spanjës do ti mjaftonte edhe një barazim pa gola për të ruajtur vendin e parë në grup. Trajneri i 1-herë kampionëve të Botës, Julen Lopetegui i trembet Italisë edhe pse beson te potenciali i skuadrës së tij.

” Do të jetë një ndeshje e madhe dhe duhet të tregojmë versionin tonë më të mirë. Për të mposhtur Italinë, duhet të tregojmë që jemi një skuadër me një potencial të jashtëzakonshëm. Italia aplikon një sistem loje që ka qenë i njëjtë me të gjithë trajnerët që ka patur gjatë viteve të fundit. Ata kanë fituar të gjitha sfidat e tyre në grup përvec takimit kundër nesh që ka përfunduar në barazim. Katenaco nuk bën pjesë në fjalorin e italianëve pasi tashmë ata luajnë një futboll të bukur”.

Spanja ka disa mungesa të rëndësishme në këtë grumbullim sidomos në sulm, me Lopeteguin që ka rikthyer në kombëtare David Villan. Trajneri La Rojas nuk përjashtoi gjithashtu mundësinë që Alvaro Morata dhe David Villa të luajnë sëbashku edhe pse ndaj Italisë mund të aktivizohet edhe talenti i Realit Asensio si 9-sh fals.

” Nuk mund të flas për ata që mungojë sepse lista e lojtarëve përpilohet në varësi të futbollistëve që ke të gatshëm. Diego Costa? Kam biseduar me të për të ditur se në cfarë situate ndodhet. Ai është një futbollist i rëndësishëm për Spanjën por për momentin nuk mund ta grumbulloj dot. Pikërisht për shkak të mungesës së Diegos, thirra Villan që ka gjithmonë i gatshëm për ekipin përfaqësues. Ai dhe Morata mund të luajnë sëbashku. Asensio titullar? Me cfarëdolloj formacioni që të zbresim në fushë do të jetë një Spanjë e madhe për këtë të jeni të sigurtë. Një ndeshje e tillë nuk fitohet me vetëm 11 titullarë duhen edhe alternativat”.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...