Lorenco Vila spikat në radhët e Teutës edhe në fitoren ndaj Bylisit, ku shënoi një nga dy golat e skuadrës së tij. “Në Gol pas Goli”, 22-vjeçari u shpreh:
“Vinim pas humbjes me Vllazninë dhe na duhej me çdo kusht fitorja sot, pasi nuk po arrinim të fitonim në shtëpi. E kishim detyrim. Numri 10 është përgjegjësi, duhet të shënojë gola. Nuk jam vetëm unë lider te Teuta, jemi të gjithë. Shpresoj ta ndihmoj Teutën me paraqitjen dhe golat e mi.”
Distanca me Vllazninë: “Në të gjitha ndeshjet kemi luajtur shumë mirë dhe kemi dominuar, përveçse me Vllazninë në Shkodër. Shpresoj që Krasniqi dhe Bregu të zhbllokohen, pasi rastet i kanë. Kundështarët më të fortë? Vllaznia që është në vend të parë, Laçi ka ekip të mirë, Tirana Partizani, Kukësi gjithashtu ka lojtarë të mirë në ekip.”
