Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lorenzo Insigne: Goli numër 100? Ëndërroj më shumë fitoren

Lorenzo Insigne sfidon Juventusin. Kapiteni i Napolit do të jetë në fushë nesër në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, në finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit. Aktualisht 29-vjeçari ka arritur kuotën e 99 golave me fanellën e Napolit dhe ndaj “Zonjës së Vjetër” synon të kapë shifrën 100.

“Ëndërroj më shumë fitoren. Gjëja e rëndësishme është të bësh një paraqitje të shkëlqyeshme, pavarësisht nëse shënon apo jo. Komplimentet janë të bukura, sidomos të Mancini, por mundohem të punoj çdo ditë dhe të rregulloj disa të meta”.

Por si është forma e Napolit para Superkupës?

“Ne vijmë nga një performancë e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojmë kështu. Juventusi ka kampionë të mëdhenj, por ne jemi përgatitur mirë. Për klubin dhe tifozët kjo kupë ka një rëndësi të madhe. I shoh shokët e mi të përqendruar. Thjesht duhet të bëjmë gjëra siç i dimë, pa frikë”.

Juventus dhe Napoli tashmë janë takuar në fund të sezonit të kaluar, në finalen e Kupës së Italisë. Dhe me atë rast, Insigne dhe shokët e tij triumfuan pas goditjeve të penalltive.

“Kanë kaluar gjashtë muaj, nesër do të jetë një tjetër ndeshje. Shpresoj se do të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme. Është një takim i vetëm dhe ne do ta luajmë në mënyrë të barabartë.”

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...