Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Lorenzo sulmon Dovizioson: Është ziliqar, e kam mposhtur gjithmonë

Nuk mund të jenë miq kurrë, madje as për Krishtlindje. Ndodh përplasja e radhës midis Andrea Doviziosos dhe Jorge Lorenzos përmes mediave sociale. Piloti nga Mallorca, në fakt, u përgjigj në Instagram për fjalët e italianit: “Ai ka qenë ziliqar për mua që nga kohët e 250, të dy e dimë se është një urrejtje që nuk ka lindur te Ducati, por kur unë pranova ofertën e Ducati doja t’i jepja marrëdhënies sonë një mundësi.”

Numri 99 e rrit dozën e intatit ndaj italianit:

“Në sezonin e parë si shokë te Ducati shkova ta komplimentoja nën podium, por në këmbim kam marrë vetëm fjalë negative nga ai, edhe kur m’u desh të tërhiqesha për shkak të një problemi mekanik. E kuptoj shumë mirë që është lënduar nga fakti që Ducati vendosi të vinte bast për një kampion dhe t’i japte një pagë 12 herë më të lartë, por realiteti është që e kam mposhtur në 250-kubikësh dhe nëntë vjet të MotoGP.”

Gjithçka nisi me një intervistë të fundit të Doviziosos me Dazn në të cilën tha: “Unë nuk e kuptoj se çfarë problemi ka Jorge me mua: ai vazhdon të më sulmojë në intervista, edhe nëse në dy vitet e fundit ai gjithmonë ka përfunduar pas meje.”

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....