Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Los Angeles 2028”, shtohen kostot për organizimin

Organizatorët e “Lojërave Olimpike Los Angeles 2028” kanë rivlerësuar shpenzimet që duhen për zhvillimin e eventit më të rëndësishëm sportiv, duke e çuar buxhetin thuajse 7 miliardë dollar. Kostoja e “Los Angeles 2028” ka kapur shifrën 6.88 miliardë dollarë, me një rritje 1.36 miliardë dollarë krahasuar me parashikimet fillestare.

Rritja e shpenzimeve ka ardhur nga masat e marra për indeksimin e çmimeve për shkak të inflacionit në një periudhë të gjatë.

Shifrat janë dhënë sot nga komiteti organizator dhe janë në thelb në përputhje me draftin origjinal të kontabilitetit, përveç pjesës që lidhet me kostot e infrastrukturës (nga 1.19 miliardë dollarë në 1.46 miliardë) dhe fondit të garantuar nga qyteti dhe shteti (nga 487 milionë në 615 milionë). Fillimisht, qyteti i Los Angelesit kishte buxhetuar 5.3 miliardë për të organizuar “Lojërat 2024”, që më vonë iu caktuan Parisit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...