Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lotito: De Vrij na la jashtë Championsit, ky është sezoni i detyrimeve

Humbja e Lazios në ndeshjen e fundit të kampionatit në maj të 2018-ës ndaj Interit, u kushtoi bardheklaltërve vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në Champions, ndërsa presidentit të klubit kryeqytetas, Claudio Lotito i “djeg” akoma aktivizimi i De Vrij.

“Një prej shkaqeve që nuk shkuam në Champions, ishte De Vrij. Nuk ndërhyra dhe lashë Inzaghin të vendosë për aktivizimin e tij, por tani jam penduar. Një njeri merr përsipër risqe kur rrezikon vetëm vetë, por jo në këtë rast, sepse pasojat e mospjesëmarrjes në Champions ranë mbi shpinën time. De Vrij gaboi edhe në pjesën e parë dhe kjo ishte një kambanë alarmi, por Inzaghi nuk e dëgjoi”, tha Lotito.

Më pas presidenti i bardhekaltërve tha se këtë sezon pret që skuadra të arrijë vendin e katërt, që do t’i lejonte edhe pjesëmarrjen në Champions, ndërsa zbuloi edhe një bisedë me disa prej lojtarëve të ekipit.

“Në jetë ka të drejta dhe detyrime, por ky është sezoni i detyrimit për të arritur Championsin. Inzaghit i kam dhënë një Ferrari dhe tani pres rezultatet. Disave prej futbollistëve ua kam bërë të qartë që i paguaj për të fituar, sepse po të ishte vetëm për të luajtur, do aktivizoja të rinjtë dhe do më kushtonin një miliardë më pak”, tha numri 1 i klubit lacial.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...