Fill pas takimit sqarues mes presidentit Lotito dhe trajnerit Sarri, Lazio fillon të lëvizë në merkato, teksa japonezi Daichi Kamada ka zbarkuar në kryeqytetin italian.
Futbollisti, që vjen me parametra zero pasi i ka skaduar kontrata me Eintracht Frankfurt, ka kryer testet mjekësore mbrëmjen e të enjtes dhe pritet të prezantohet zyrtarisht si pjesë e Lazios.
Kamada do të firmosë për dy sezone me bardhekaltrit, me opsion rinovimi, teksa shumë shpejt do të vihet nën urdhrat e Sarrit për të qenë gati për javën e parë të kampionatit.
Lexo edhe:
- “E pësuam nga gjysmë raste”, Shehi: Serioz dëmtimi i Selmanit
- Ballkani “prepotent”, shkatërron 1-4 Larnen, humbje e thellë e Dukagjinit
- VIDEO/ Dëshira e Tiranës nuk mjafton, Besiktasi fiton edhe në “Air Albania”
- VIDEO/ Çfarë mëkati, Drita e pëson “in extremis” me penallti, eliminohet nga Viktoria Plzen
Krahas Kamadëz, Lazio ka arritur akordin edhe me danezët e Midtjylland, për transferimin e sulmuesit Gustav Isaksen. Bëhet fjalë për një futbollist që luan me këmbën e majta dhe di të përshtatet në disa pozicione në sulm.
Isaksen pritet të zbarkojë në Romë këtë fundjavë, për të firmosur për 5 sezone, me pagë 1.5 mln euro në vit, pasi tashmë të gjithë detajet mes palëve janë dakordësuar.
