Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lovren e tepron me kërkesat, Roma prezanton mbrojtësin turk

Roma ka prezantuar pasditen e sotme mbrojtësin 22-vjeçar turk Mert Cetin, i cili vjen nga klubi i Genclerbirligi dhe pritet të mbushë boshllëkun e krijuar me largimin e mbrojtësit grek Kostas Manolas.

Verdhekuqtë ishin shumë pranë transferimit të kroatit Dejan Lovren dhe kishin arritur akordin edhe me Liverpoolin, por një bonus prej një milionë eurosh i kërkuar nga 29-vjeçari, bëri që marrëveshja të dështojë.

“Jam shumë i lumtur që kemi sjellë në skuadër Mert Cetin, një mbrojtësi i ri dhe me një të ardhme të ndritur përpara. Ndonëse 22-vjeçar, ai ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe kam besim se do të fitojë shpejt zemrat e tifozërisë verdhekuqe”, tha Drejtori Sportiv i Romës, Petrachi.

Për kartonin e Cetin, verdhekuqtë paguan 3 milionë euro dhe morën përsipër t’u japin turqve edhe 10 % të vlerës në rast rishitjeje të futbollistit në ndonjë tjetër skuadër në të ardhmen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...