Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Low: Sjellja e Dembele, skandaloze

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low nuk përdor gjuhën diplomatike për çështjen “Dembele”. Edhe pse bëhet fjalë për një ojtar francez, i cili ka refuzuar të grumbullohet me Borussian e Dortmundit për shkak të interesimit të Barcelonës, numri 1 i stolit të kampionëve të botës, e dënon ashpër sjelljen e tij.

“E dënoj një lojtar që është nën kontratë me një klub dhe shfaq sjellje të tilla rebeluese duke deklaruar se do të ndryshojë skuadër. Kjo është skandaloze. Nëse gjëra të tilla ndodhin, atëherë kontratat nuk vlejnë më për asgjë”.

Aktualisht, Dembele nuk stërvitet me Borussian që prej datës 10 Gusht dhe klubi e ka gjobitur me 150 mijë Euro. Trajneri gjithashtu e ka pezulluar lojtarin për një afat të pacaktuar. Situata mes palëve mbetet e tensionuar pasi Borussia Dortmund e cilëson të pamjaftueshme ofertën e Barcelonës në kufijtë e 100 milionë Eurove.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...