Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Lozano: Dhashë gjithçka, nuk po e përballoj këtë eliminim!

Meksika i dha lamtumirën Kupës së Botës, pasi u eliminua në fazën e grupeve, duke u renditur pas Argjentinës dhe Polonisë.

Gjithçka u vendos nga golavarazhi, ndërsa trishtimi ishte shumë i madh në kampin meksikan.

Sulmuesi i Meksikës dhe Napolit, Hirving Lozano, tregoi se ai dhe skuadra bënë maksimumin, por në fund nuk ia dolën.

“Nuk e di se çfarë të them tani, ne duhet të nxjerrim mësime nga ky edicion. Fatkeqësisht jemi të eliminuar dhe ajo që bëmë në dy ndeshjet e fundit nuk na mjaftoi, duhej të bënim më mirë, por ky është futbolli. Dua të falënderoj familjen time dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Për mua ishte një eliminim shumë i vështirë, nuk po e përballoj mirë. E jetova në maksimum këtë eksperiencë, u përpoqa të bëja diferencën në çdo top, por kjo është jeta.” – tha Lozano.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...