Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lozano drejt fundit të aventurës me Napolin, Gattuso e përjashton nga stërvitja

Hirving Lozano ishte blerja më e bujshme e Napolit verën e kaluar, por pas thuajse një sezoni në kampionatin italian, duket se do të duhet të kërkojë për një tjetër destinacion, pasi nuk është përshtatur dot dhe po rezulton një zhgënjim.

Së fundi sulmuesi është përplasur edhe me trajnerin Gattuso, i cili dje nuk ia ka falur mungesën e dëshirës në stërvitje dhe e ka urdhëruar të shkojë në dhomat e zhveshjes para të tjerëve, si masë ndëshkimore.

Tekniku i napolitanëve shquhet për grintën e lartë, që e karakterizonte edhe kur ishte futbollist, ndaj nuk toleron mungesën e angazhimit nga ana e lojtarëve që drejton dhe pasojat e kësaj i ka vuajtur Lozani.

Që me ardhjen e Gattusos në pankinë, meksikani ka luajtur vetëm një herë titullar, në një ndeshje kupe ndaj Perugias, ndërsa tani ka urdhëruar menaxherët e tij që t’i gjejnë një tjetër skuadër.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, veçanërisht nga Premier League angleze, ku përveç Ancelottit që e pret te Everton, ka shfaqur interes edhe Manchester United, pasi Solskjaer është i vendosur të luajë me një sulmues të fshehtë si Lozano.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...