Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Luajmë ndershëm”, Idrizi: Duam të biem si burra, pa iu futur askujt në hak!

Në emisionin “Elite Show”, në SuperSport foli presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Numri një i kuqezinjve theksoi se për të është një dështim që skuadra nuk ia doli të ngjitej në Superiore, por theksoi gjithashtu se në Shqipëri nuk luhet vetëm në fushën e futbollit. Ndër të tjera, Idrizi u shpreh se sporti duhet trajtuar si një problem social dhe ekonomik që të ndryshojë për mirë në Shqipëri.

Dhuna në stadiume? “Është çështje sistemi, në Shqipëri ndryshon vetëm kapelja. Ne jemi karikaturë e çdo gjëje, këta jemi. Në futbollin shqiptar kemi sistem revizionist, nuk ka ndryshuar asgjë në seriozitetin e garës. Në 30 vitet kemi dështuar në art, sport dhe drejtimin e shoqërisë”.

Lexo edhe:

Pse këtu Flamurtari që e mbylli sezonin në vendin e tretë në Kategorinë e Parë? “Është një dështim, por me aq lekë sa ka shpenzuar PSG do të ishte superfuqi, investimi në para nuk është gjithçka. Kjo është pjesë e futbollit, nuk them dot që Batha me shokë nuk e bën detyrën. Prisnim më shumë, por në Shqipëri nuk luhet vetëm në fushën e futbollit”.

Zëri juaj dëgjohet në vendimmarrje? “Varet shumë nga politika e shtetit, nëse sporti nuk është problem social dhe ekonomik është e kotë që lodhemi”.

Ndeshja Laçi-Flamurtari? “Ndeshjen Laçi e fitoi me meritë dhe e humbën ne. Përgjegjësia është e lojtarëve dhe stafit teknik, organizimi ishte katastrofë. Janë hedhur shumë sende nga të dyja tifozeritë dhe ndeshja nuk u ndërpre. U ndërpre kur vlonjatët shanë arbitrin nga gruaja, FSHF do të mbledhë Komisionin dhe do të dënojë me gjoba. Por,  nuk aplikojnë ligjet me dënime me burg për gjashtë muaj”.

Konfirmim stafit teknik- “Kam nevojë të marrë frymë. Buxheti? Buxheti nuk do të preket. Luajmë më ndershëm nga të gjithë dhe jo në tavolina. Vendi i parë në Kategorinë e Parë fiton dyfishin e penalltive, dihet kush fiton që në fillim dhe vjen nga kreu, i atij që është zëvendëspresidenti i UEFA-s.

Lexo edhe:

Unë nuk futem në tratativa me askënd, kam pasur negociata, por nuk pranova sepse dua të luaj në fushë. Duam të biem si burra, pa ju futur askujt në hak. Vendos dot Federata telefonat e arbitrave në dispozicion të SPAK?

Kam denoncuar ekipin tim për lënie ndeshjesh dhe nuk fillojnë hetime. Jemi vendi i fundit në Europë, pyet presidentët sa e kanë koston e një ndeshje. Mendoni që në këtë vend ka rini dhe familje, do të mbretërosh, vazhdo. Çfarë do t’i lësh këtij vendi? Ne thjesht duhet të imitojmë të tjerët”, u shpreh Idrizi.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...