Besart Berisha e ka mbyllur me futbollin aktiv. Golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 36-vjeçare.
Berisha luajti me Shqipërinë dhe Kosovën. Me kuqezinjtë realizoi një gol në 17 ndeshje, teksa me dardanët debutoi në duelin e vitit 2017 ndaj Islandës, takim i vlefshëm për eliminatoret e Rusi 2018.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi nga Prishtina u aktivizua në Gjermani, Angli, Danimarkë, Norvegji, Australi dhe Japoni. Berisha firmosi me Prishtinën në shtatorin e vitit të kaluar, por aventura në vendlindje zgjati deri më 3 dhjetor.
View this post on Instagram
“Të dashur tifozë, tani ka ardhur koha: unë do t’i jap fund karrierës sime futbollistike! Ka qenë një kohë e pabesueshme që nuk do ta harroj kurrë, mbaj mend që kur fillova të luaj këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar për të gjitha kujtimet e bukura!
Gjithmonë ëndërroja të bëhesha një futbollist profesionist, do të doja të falënderoja Zotin që e bëri ëndrrën time realitet! Dua të falënderoj familjen time për mbështetjen dhe faktin që kanë qenë gjithmonë pranë meje!
Dua të falënderoj të gjitha ekipet e mia!! Unë do t’i qëndroj besnik futbollit. 1000 herë faleminderit për kohën e kaluar së bashku, do t’ju mbaj gjithmonë në zemrën time!”, shkroi Berisha në Instagram.
[quiz-cat id=”297386″]
