La Liga

Luajti 24 ndeshje, Espanyol blen zyrtarisht Darder nga Lyoni

Espanyol bën një goditje të rëndësishme në merkato, kur ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit. Klubi katalan njoftoi se Sergi Darder është bërë zyrtarisht lojtar i skuadrës pasi ka plotësuar numrin e ndeshjeve që nevojiteshin për të ushtruar të drejtën e blerjes nga Lyon. I huazuar në verën që kaloi, Darder ka koleksionuar 24 ndeshje të nevojshme për të drejtën e blerjes që i kushton 8 milionë euro arkës së Espanyolit. Në verë situata edhe mund të ndryshojë, pasi për mesfushorin 24 vjeçar janë disa ekipe që kanë shfaqur interes dhe klubi mund ta shesë të paktën 15 milionë euro.

To Top