Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Luajti i dëmtuar në Botëror, Guardiola humbet për një muaj titullarin portugez

Telashe në horizont për Manchester City teksa mbrojtësi Ruben Dias pritet të mungojë për një muaj dhe mund të humbasë deri në pesë ndeshje për The Citizens, mes tyre edhe përballjet e rëndësishme ndaj Chesleat e mbi të gjitha derbin e 14 janarit ndaj rivalëve të Manchester United.

25-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes së Portugalisë në fazën e 1/8-tave me Zvicrën në Botërorin e Katarit, megjithatë vijoi të luante edhe pse me probleme. E njëjta situatë u përsërit edhe në sfidën me Marokun teksa Dias preferoi të sakrifikonte për kombëtaren duke qëndruar për 90 minuta në fushë.

Diçka e tillë duket se i ka kushtuar shtrenjtë luzitanit teksa trajneri Pep Guardiola njoftoi se Dias nuk është rikthyer në stërvitje ndërsa tekniku spanjoll pritet t’i besojë tashmë më shumë minuta edhe të riut Rico Leëis me 18-vjeçarin që dha sinjale tejet pozitive në ndeshjen ndaj Liverpool.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...