Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Luajti kalçeto me shokët, përjashtohet ish-futbollisti i Milanit

M’baye Niang, ish-futbollisti i Milan dhe që tashmë është në pronësinë e klubit të Ligue 1, Bordeaux është përjashtuar nga skuadra për shkak se është joshur nga ideja për të luajtur një ndeshje kalçeto me miqtë e tij si në kohërat e vjetra kur ende nuk kishte detyrime profesionale.

Klubi francez nuk ia ka falur këtë veprim senegalezit, aq më tepër që sulmuesi shkoi në kalçeto një ditë pasi skuadra pësoi një humbje të rëndë me rezultatin 4-1 ndaj Angers. Në këtë formë, kur drejtuesit prisnin një reagim nga Niang me shokë, ky i fundit vendosi të argëtohej dhe të injoronte gjendjen e vështirë ku është ekipi.

Një sjellje e tillë, solli edhe përplasje me drejtorin e klubit dhe në fund, Niang është përjashtuar për momentin nga skuadra teksa 27-vjeçari nuk ishte grumbulluar për ndeshjes e së shtunës ku Bordeaux nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Lorient.

Sakaq, kur ka mbetur edhe një ndeshje për të mbyllur kampionatin francez, duket se aventura e Niang me Bordeaux do të marrë fund prej një kalçetoje, ndërsa në këtë sezon ish-lojtari i Milanit ka shënuar vetëm tre gola në 22 paraqitje duke zhgënjyer pritshmëritë e francezëve që renditen në vendin e fundit të klasifikimit dhe janë me një “këmbë” në Ligue 2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...