Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Luajti ndeshjen e parë titullar, Kristjan Asllani me notën më të lartë tek Interi

Kristjan Asllani u aktivizua titullar në ndeshjen e raundin të fundit të fazës së grupeve përballë Bayernit në “Allianz Arena”. Trajneri Simone Inzaghi mendoi t’i jepet minuta të plota në këtë sfidë, duke shfrytëzuar faktin që rezultati final vlente vetëm për statistikë dhe moral.

Për talentin kuqezi ishte gjithashtu ndeshja e parë si titullar me Interin. Sofascore e ka vlerësuar me 7.3 paraqitjen e Asllanit dhe kjo ishte nota më e lartë për lojtarët zikaltër. Vetëm mbrojtësi Stefan de Vrij (7.1) dhe portieri Andre Onana (7.2) i afroheshin notës së lojtarit kuqezi.

E ka prekur 47 herë topin dhe nga 36 pasime, 33 kanë qenë të sakta (92%). Një provë e mirë e shqiptarit, që me siguri do ta shtyjë Inzaghin t’i besojë më shumë në ndeshjen në vazhdim.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...