Abissnet Superiore

Luajti në miqësoren ndaj Gjilanit, Laçi afron mesfushorin nga Nigeria

Laçi ka zhvilluar këtë të dielën miqësoren e parë, ndërsa fitoi me përmbysje me rezultati 2-1 ndaj Gjilanit, me golat që për kurbinasit i realizuan Spahiu dhe Mazrekaj.

Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se në këtë miqësore Laçi ka pasur në provë një mesfushor nga Nigeria.

Michael Babatunde ka arritur marrëveshjen me klubin e Laçit dhe pritet që së shpejti të firmosë edhe kontratën.

29-vjeçari vjen të kurbinasit si lojtar i lirë, ndërsa ka që nga vera e 2021-shit pa skuadër dhe për herë të fundit ka luajtur për Wydad AC.

Babatunde ka qenë disa herë pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, ndërsa debutimin me Nigerinë e ka bërë në 2013-ën, duke luajtur në 11 ndeshje, 2 prej të cilave edhe në Kupën e Botës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency