Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luajti një dekadë me Teutën, Beqaj ikën nga “Djemtë e Detit”

Pak ditë para ndeshjes së kthimit me Shamrock Rovers, Teuta humb një nga pjesët e rëndësishme të formacionit në sezonet e fundit. Klubi durrsak ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Fabian Beqjan, mesfushorin 27-vjeçar, që është afruan në ekipin e parë të Teutës që në vitin 2011, kur ishte vetëm 17-vjeç.

Njoftimi i Teutës:

“Pas 10 vitesh dhe 3 trofe të fituar, Fabian Beqja largohet nga Teuta. Beqja spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2011. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar tre trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 114 ndeshje dhe 5 gola. KF Teuta falënderon Fabian Beqajn për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Beqaj meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...