Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Luajti për 13 vite në Itali, 36-vjeçarin e marrin peng në Nigeri  

Christian Obodo, dikur ish-lojtar i Perugias, Fiorentinës, Udineses dhe Lecces në itali, është marrë peng në vendlindjen e tij, Nigeri. Mesfushori 36-vjeçar i Apollon Smyrnis, u rrëmbye ndërsa ishte pranë qytetit Warri, që është qendra e rajonit Delta. Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Obodo ishte në një makinë me partneren e tij dhe kur ndaloi në në rrugë iu afruan disa burra të armatosur që e detyruan të hipte në makinën e tyre.

Për momentin, rrëmbyesit ende nuk kanë kërkuar ndonjë shpërblim, por policia lokale beson se rrëmbyesit së shpejti do të bëhen të gjallë me kërkesat e tyre. Në fakt, në Nigeri ka banda të shumta të specializuara në këtë lloj krimi. Obodo është rrëmbyer edhe në vitin në 2012. Me atë rast ai u la i lirë një ditë më vonë pasi u pagua një shumë prej 149 mijë eurosh për lirimin e tij. Obodo arriti në Itali kur ishte vetëm 17 vjeç, në vitin 2001, kur fillimisht luajti për Perugian, dhe u largua nga futbolli italian pas 13 vitesh (2014), kur i shit nga Lecce te Dinamo Minsk.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...