Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Luan Birçe: Po kalojmë në aventurë prej pikëve, gabim nëse na nënvlerësojnë

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe, e pranoi pas barazimit me Partizanin se skuadra e tij është e detyruar të kalojë edhe në aventurë për shkak të mungesës së pikëve, Ai theksoi se çdo kundërshtar duhet t’i bëjë mirë llogaritë kur të shkojë në Vlorë.

“Do vinte momenti që ekipi të reagonte. Fanella e Flamurtarit është e rëndë. Duhet nderuar dhe respektuar. Futbollistët duhet të japin zemrën në fushë. Puna e ime dhe e stafit tim ka qenë më efikase. Kemi ndryshuar skemë, duke luajtur me 3-4 sulmues

Pikët na kushtëzojnë të kalojmë në aventurë. Krijuam raste, sigurisht që lamë zona bosh. Mesfusha kishte distancë me mbrojtjen dhe sulmin. Duhet të reagonim, sepse koha nuk pret. Edhe ndaj Partizanit kërkuam fitoren. Porta është pika ime e dobët. Moçka është ndër më të talentuarat. Ka qenë me ekipet Kombëtare. Është një nga portierët më të mirë, i uroj suksese.”

Frika largimit: Nuk parashikoj dot. E rëndësishme për ne është të vlerësojmë çdo ndeshje. Do të kërkojmë më të mirën edhe ndaj Luftëtarit. Të gjithë të motivuar për të ndihmuar këtë Flamurtar që është në pikë të hallit.

Nënvlerësimi nga kundërshtarët: Janë problemet e tyre. Edhe kjo mund të jetë një arsye. Vijnë më të lirshëm. Ne jemi nga ekipet që kanë qëndruar gjithmonë në elitën e futbollit shqiptar. E kanë shumë gabim në qoftë se mendojnë kështu. Do ta kenë shumë të vështirë.

Promovimi i talenteve: Rrapaj ka luajtur do vazhdoj të luaj për Flamurtarin. Menduan që djalit t’i japim mundësia që të performojë më mirë me ekipin kombëtar. Do fusim lojtarë që e meritojnë fanellën. Kjo është e sigurt. Sfida me Luftëtarin? Nuk ka rrugë tjetër, fitorja është domosdoshmëri.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...