Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Luan sezonin ndaj Genoas, Fiorentina drejt shitjes!

Në vigjilje të sfidës ndaj Genoas që duket se vlen sa një sezon i tërë, ambienti i klubit vjollcë të Fiorentinës tronditet nga një lajm sensacional. Rocco Commisso, manjat dhe themelues i rrjetit kabllor Mediacom është shumë pranë mbylljes së akordit për blerjen e klubit të Fiorentinës. Lajmin e publikojnë mediat amerikane dhe tashmë mbrrijnë edhe konfirmimet paraprake.

Kontakti i parë me familjen Della Valle që ka në pronësi këtë klub mësohet të ketë ndodhur që një vit më parë dhe tratativat janë ndërrmarë nëpërmjet një prej bankave prestigjioze amerikane por më pas operacioni është stopuar për shkak të diferencave madhore që ekzistonin mes ofertës dhe kërkesës dhe për këtë arsye Commisso ishtë orientuar më pas për të marrë në pronësi aksionet e klubit të Milanit por pati dështuar në këtë drejtim.

Kështu Commisso iu rikthye objektivit të parë atij të Fiorentinës dhe tashmë akordi mësohet të jetë arritur gjatë fundjavës që lamë pas për shifrën e 135 milionë eurove.  Në këtë mënyrë brenda 230 ditëve të ardhshme do të definohen të gjitha detajet e kësaj tratative. Asnjë prej palëve të cituara nuk është prononcuar ende mbi zyrtarzimin e këtij oepracioni edhe pse epoka e familjes Della Valle përfundon pas 17 viteve, ku sipas një raporti financiar futbollistik pronarët e vjetër kanë shpenzuar për këtë klub që nga viti 2002 shifrën e  221 milionë eurove.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...