Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Lucas Hernandez probleme me gjurin, ne dyshim pjesëmarrja në europian

Lucas Hernandez doli i dëmtuar në pjesën e parë nga përballje mes Dortmund dhe PSG. Mbrojtësi francez do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të specializuara, por sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një problematikë që lidhet me ligamentin e gjurit. Në të tilla kushte me shumë gjasa, mbrojtësi i PSG-së do të humbasë kampionatin europian që do të luhet në Gjermani gjatë kësaj vere.

E sigurt është që aventura për këtë edicion me PSG-në është mbyllur, por tashmë pritet vetëm rezultati për shkallën e dëmtimit, për të mësuar kohën e rikuperimit. Një lajm i keq për trajnerin Deschampes, duke ditur se Lucas Hernandez ka kaluar një sezon mjaft të mirë.

Lexo edhe:

Por, te Franca alternativat nuk mungojnë dhe i gatshëm për të plotësuar boshllëkun që mund të lërë Lucas është vëllai i tij, Theo Hernandez, i cili aktivizohet te Milan-in. Franca pritet që të publikojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë më 16 maj dhe gjasat janë që Lucas Hernandez të mbetet jashtë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...