Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lucas Paqueta: Avokatët më kanë këshilluar të mos flas për bastet, te Brazili jam i rëndësishëm

Anglia dhe jo vetëm kanë kaluar një periudhë jo të lehtë sa i përket basteve, teksa shumë lojtarë janë identifikuar, por edhe ndëshkuar.

I fundit që po përflitet në këtë listë është Lucas Paqueta, mesfushori i West Ham në Premier League.

Lexo edhe:

Braziliani ka folur publikisht për herë të parë pasi Federata Angleze e Futbollit e akuzoi atë për shkelje të rregullave të basteve sportive.

Paqueta po përgatitet të luajë në Copa America, teksa futbollisti siguroi se avokatët e tij e këshilluan të mos fliste për këtë histori dhe pranoi se ka bashkëpunuar me Federata Angleze të Futbollit për të sqaruar çështjen.

“Fillimisht dua të falënderoj publikisht presidentin Ednaldo Rodrigues për përpjekjen e bërë në këtë hetim dhe për faktin që më lejoi të qëndroja me shokët e skuadrës te Brazili. Falenderoj gjithashtu Dorivalin dhe fansat që e mbështetën thirrjen time. Kjo do të jetë hera e parë dhe e vetme që do të flas për këtë rast. Avokatët e mi më këshilluan të mos komentoja në media. Ajo që mund të them është se do të vazhdoj të bëj më të mirën dhe të bashkëpunoj. Do të sqarojmë gjithçka” – tha fillimisht mesfushori që më pas foli për rolin e tij në kombëtare dhe përgjegjësitë që do të marrë përsipër tani.

“Jam shumë i lumtur për këtë moment. Gjashtë vjet më parë erdha i etur për të mësuar. Sigurisht që dua të mësoj ende, por sot kam një përgjegjësi shumë më të madhe. Kam luajtur në një Kupë Bote dhe dy Copa America. E di sa i rëndësishëm jam, do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin të fitojë. Shpresoj të ndihmoj lojtarët më të rinj, në mënyrë që të kemi një grup të fortë dhe fitues”- përfundoi Paqueta.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...