Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Lufta” mes Valencias dhe Atleticos në “Mestalla” prodhoi “paqe”

Mbyllet në barazim 2-2 përballja mes Valencias dhe Atleticos së Madridit, që çeli javën e 24-t të La Ligas e ky luhej për një objektiv të rëndësishëm, siç është zona Champions. Për “Los Colchoneros” mjaftonte që të mos humbin në “Mestalla”, për të mbajtur poshtë Valencias dhe skuadra e drejtuar nga Simeone e arriti të objektiv minimal.

Dy herë kaluan në epërsi miqtë fillimisht me Llorenten e më pas me Thomas, por po kaq herë barazoi skuadra vendëse me Gabriel dhe Kongdobia.

Valencia ushtroi presion të jashtëzakonshëm sidomos në fundit e sfidës, për të realizuar një përmbysje të madhe, por Jan Oblak dhe fati i mohuan golin Gayas.

Atletico me këtë pikë të fituar mbetet në vendin e katërt me 40 pikë (një më shumë se Sevilla), ndërsa Valencia me vetëm dy pikë më pak ka fituar një pozicion, duke u renditur e gjashta.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...