Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Lufta në Ukrainë/ Navas kryen gjestin e bukur, strehon 30 refugjatë ukrainas në shtëpinë e tij

Keylor Navas ka kryer një gjest shumë të bukur. Në Ukrainë po zhvillohet prej ditësh një luftë e përgjakshme. Rusia ka nisur pushtimin ushtarak, teksa vendasit po luftojnë fort në mbrojtje të atdheut të tyre.

Sigurisht që shumë ukrainas kanë vendosur të largohen nga bombardimet, sidomos pleqtë, gratë dhe fëmijët. Bota po shfaq solidarizim të madh me refugjatët e shumtë, teksa Navas i ka surprizuar të gjithë.

Portieri i PSG-së ka vendosur shtëpinë e tij në dispozicion për të mirëpritur refugjatët ukrainas. Sport.es shkruan se 35-vjeçari nga Kosta Rika ka blerë 30 shtretër për të strehuar 30 ukrainas.

Këta njerëz u sollën në Spanjë nga shoqata vullnetare Gracia e Barcelonës, e cila shkoi në kufi, në Krakovia, për të sjellë ushqim dhe për të transportuar qytetarët ukrainas që iknin nga ato zona lufte.

Navas ka akomoduar 30 persona në dhomën e kinemasë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, gruaja e tij është vënë në dispozicion të tyre për të përgatitur ushqime dhe rroba, dhe të gjitha gjërat elementare të nevojshme në këtë kohë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...